She Culture / Ajo - Kultura

She Culture është një projekt i mbështetur nga Programi Kulturor i BE 2007 – 2013, i bashkëmbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Itali dhe i kryesuar nga ECCOM.
Projekti ka filluar në 1 Tetor 2013 dhe përfundon në fund të Shtatorit 2015. Takimi I parë I partnerëve u bë në Romë në Tetor 2013. Qëllimi është të mbështeten projekte midis organizatave publike dhe private të cilat kanë eksperiencë direkte dhe praktikë mbi analiza, vlerësime ose efekte në realizimin e politikave kulturale në nivele lokale, kombetare ose europiane. Ky project ka për qëllim të promovojë diversitetin kulturor dhe dialogun ndërkulturor nëpërmjet analizave dhe vlerësimit të politikave gjinore në terrenin kulturor të nivelit europian dhe kombëtar, duke u fokusuar në vendet që janë partnere në projekt.
Projekti synon të mbështesë dhe të zbulojë rolin e grave në shoqëri, në fushën e kulturës, edukimit, në mënyrë që ato të vetë- ndërgjegjësohen në jetën qytetare, sociale dhe kulturore. Analizat do të kenë një focus specifik në rrjetin e Muzeumeve të Grave nëpër Europë, për sa kohë ato kanë një rol strategjik në hapësirat urbane, luajnë rol në komunikim dhe shkëmbimin e eksperiencave midis kulturave të ndryshme.
Projekti ka qëllim:


- Të analizojë politikat gjinore në nivel të BE dhe nivele kombëtare,
- Të analizojë aktivitetet dhe efektin social të Muzeumeve të Grave,
- Të fuqizojë Rrjetin e Muzeumeve të Grave në Europë
- Të shpërndajë pyetsorë vlerësimi
- Të promovojë një fushatë për Gjinizimin e Lodrave


Partnerët:
1. ECCOM – European Centre for Cultural Organization and Management, Itali – Kordinator
2. Muzeu i Grave te Meranos, Itali
3. Interarts, Spanjë
4. Qëndra Kulturore e Grave, Francesca Bonnemaison, Spanjë
5. Muzeum i Grave, Norvegji
6. Muzeu i Grave, Danimarkë
7. MiG / Muzeu i Grave, Shqipëri